Një avion me 133 pasagjerë në bord raportohet të jetë rrëzuar në Kinë.
“Reuters” raporton se aksidenti ka ndodhur në rajonin Guangxi, ndërsa avioni po fluturonte nga Kunming drejt Guangzhou.
Ende nuk dihet numri i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë. Ndërkaq një operacion shpëtimi ka nisur nga autoritet vendase.



