Analisti Enton Abilekaj në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u ndalur te vila në Qerret, të cilën Veliaj e mohoi duke ia faturuar vjehrrit.
Ai tha se një nga akuzat që i bëhet Veliajt është dëshmia e rremë, ka mohuar gjërat që i kanë dalë prokurorisë të vërteta, si dhe ka bërë veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës.
Vilën ai mund ta mohojë dhe s’ke çfarë të bësh, por ai ka shkuar aty në janar dhe shkurt, ka dalë se ka qenë dhe ditë jave te vila disa herë, por çfarë bënte ai në këto muaj te vila e vjehrrit kur s’ka qenë kohë plazhi. Pse shkonte vetëm te vila e vjehrrit dhe jo te vila ngjitur e vëllait.
Tre vila njëra është prishur, për lulishte, por një vilë me vlerë 500 mijë euro sot është prishur për të bërë lulishte dhe është prishur nga ujësjellësi i Kavajës.
Një nga akuzat që i bëhet Veliajt është dëshmia e rremë, ai ka mohuar gjërat që i kanë dalë prokurorisë të vërteta. Akuza tjetër ehte që Veliaj ka mohuar të vërtetat, ka bërë veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës.



