Gara për gradat në polici, Zhabina: Është hapur një numër i lartë postesh. Mënyrë si mund të pastrohen këto struktura

Gara për gradat në polici, Zhabina: Është hapur një numër i lartë postesh. Mënyrë si mund të pastrohen këto struktura

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e emisionit “FactCheck” se fokusi i SPAK, prokurorive në rrethe, por edhe i vetë policisë është tek pastrimi i Policisë së Shtetit. 

Duke vijuar, Zhabina theksoi se ende nuk është e qartë mënyra ligjore se si do të kryhet ky vetëpastrim që Balla trumbeton aq shumë nëpërmjet deklaratave që jep.

Sipas gazetarit, hapja e garës për gradat në polici është një mënyrë si mund të pastrohen këto struktura.

Fokusi i SPAK, prokurorive në rrethe, por edhe i vetë policisë është tek pastrimi i Policisë së Shtetit.  Balla ka thënë që Policia e Shtetit duhet të nisë një proces vetëpastrimi, por si do të ndodhë ky vetëpastrim mbetet e paqartë, kemi vetëm deklarata që ai ka bërë nga Tirana, nga Londra ku ai ka thënë se do marrim eksperiencën më të mirë angleze për ta implementuar në Shqipëri, por nuk kemi një mënyrë ligjore si do të bëhet.

Ne shohim që vetëpastrimi i policisë do të bëhet duke përdorur "SKY Ecc", kush nga këta punonjës ka pasur këtë aplikacion dhe ka folur me këtë aplikacion që do të verifikohet nga hetimet që ka në dorë SPAK. Ajo që bën përshtypje është numri i lartë i posteve që janë hapur nga drejtuesit e policisë së shtetit. Janë rreth 572 vakanca të cilat kryesisht për gradat Komisar, edhe dosja e fundit që pamë ku u hetua grupi i Ervin Matës pamë që aty kishte punonjës policie që flisnin me kriminelë për të bërë vrasje. Dhe ishin me gradat Komisar. Informacioni që mund të ketë Policia e Shtetit për përfshirjen e punonjësve të policisë në krime është në nivele të tilla. Të bën përshtypje edhe 200 grada të tjera Komisar. Po ajo që të bën përshtypje është se janë 12 drejtues të parë, që korrespondon me 12 drejtues qarqesh që ka në Shqipëri. Çfarë ka ndodhur këto vite? Kemi parë që vetëm 12 drejtues policie qarkullojnë në të gjitha qytetet.

Më në fund erdhi dita që të hapet kjo garë dhe  kjo është mënyrë si mund të pastrohet policcia, pikëpyetje është a do te hetohen këta punonjës që kanë kryer shkelje apo do të mjaftohen vetëm me largimin e tyren nga policia?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy