AKU ndalon tregtimin e ‘Wudy’, Lilaj: Produkti ende në raftet e supermarketeve (VIDEO)

AKU ndalon tregtimin e ‘Wudy’, Lilaj: Produkti ende në raftet e supermarketeve (VIDEO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka i bërë thirrje qytetarëve, ku i paralajmëron ata që të mos konsumojnë produktet ‘Wudy’. Përmes një njoftimi,

AKU dha alarmin se pas testeve laboratorike në Itali, rezultoi se salçiçet Wudy kanë përmbajtje të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, dhe duhet t’i kthejnë sërish në supermarkete.

Lidhur me këtë gazetarja e MCN Valbona Lilaj pas një vëzhgimi të bërë në terren konstatoi se ky produkt gjendet ende në raftet e disa supermarketeve dhe se konsumatorët mund ta blejnë atë lehtësisht pa pasur dhe dijeni më rreziqet.

Ajo tha se përfaqësues të AKU kanë refuzuar të japin më shumë informacion pasi kanë kërkuar më shumë kohë për një kontroll të specializuar.

AKU ndryshe nga herët e tjera kësaj here ka përmendur emrin e kompanisë të ushqimit të kontaminuar. Nga bisedat me toksikologë të ushqimit nuk është respektuar afati i përdorimit. Më të rrezikuarit janë gratë shtatzënë dhe fëmijët. Nga një vëzhgim  yni, vijon të ketë sasi të salsiçeve në frigorifer që mund të blihen lehtë nga konsumatorët ku jo të gjithë janë të informuar për rrezikun e tyre. Nëse bëjmë një kërkim për efektet, ajo lidhet me të vjella, diarre, dobëson imunitetin dhe krijon paqëndrueshmëri në tru. Kemi kontaktuat përfaqësues të AKU, por kanë pasur nevojë për një kontroll më të specializuar dhe jemi refuzuar për një informacion më të hollësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy