Rama për deklaratat e Haradinajt: Budallallëqe të rrezikshme. Nuk ka komplot për copëtimin e Kosovës

Rama për deklaratat e Haradinajt: Budallallëqe të rrezikshme. Nuk ka komplot për copëtimin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama jep përgjigje për deklaratat e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se ka një plan mes tij, presidentit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë për copëtimin e Shqipërisë.

Ai i ka cilësuar ato si gënjeshta marramendëse dhe budallallëqe të rrezikshme që “torollisën dynjanë” nëpërmjet mediave sociale.

Në konferencën e përbashkët me Mogherinin Rama tha se “kjo është e gjitha një gënjeshtër e bërë aq e pabesueshme që të mund të shitet dhe blihet në territorin e marrëzisë online.”

“Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshin shtet dhe jo dy shtete, por të gjitha shtetet e botës që përfshin parlamente, parti politike, shoqëri, votime referendare në fund mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojnë të gjithë këtë proces që thashë si miu nën mustaqe atëherë kjo botë ka marrë fund…”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy