Zgjedhjet në 6 bashki/ Nesturi: Opozita i bojkotoi dikur, lojëra interesash (VIDEO)

Zgjedhjet në 6 bashki/ Nesturi: Opozita i bojkotoi dikur, lojëra interesash (VIDEO)

Analisti Plator Nesturi nga studio e MCN Live ka komentuar lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në datën 6 mars në 6 bashki pa kryetarë, ku u shpreh se pjesëmarrja e opozitës bëhet për lojë interesash sepse dikur opozita i ka bojkotuar këto zgjedhje.

Sipas Nesturit këto zgjedhje në vetvete nuk është se kanë ndonjë peshë të madhe por do të shërbejnë për të kthyer në udhë dhe shina Partinë Demokratike.

Ndër të tjera ai tha se nëse PD, LSI apo partitë e tjera që dikur i bojkotuan këto zgjedhje nëse nuk hynë me siglën e tyre në këto zgjedhje mund  të humbasin dhe mundësinë e anëtarëve të komisionit në zgjedhjet e ardhshme prandaj janë në lojë interesat e tyre politike.

Jemi përballë realiteteve të reja. Duket sikur mezi e prisnim një garë të tillë, por politika ka qenë e ngarkuar me retorikën                e moralit. PD këto zgjedhje i ka bojkotuar dhe tani kemi të bëjmë me një rebus. Në këtë aspekt i bie ose nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhje ose të paraqesin kandidatë të pavarur. Nëse ti mer pjesë certifikon zgjedhjet që i ke bojkotuar dhe për këtë duhet të kërkosh ndjesë publike. Dhe realisht bien ndesh dhe deklaratat me të njëjtën vendoshmëri që thoshin nuk do marim pjesë po ashtu tani thonë do marim pjesë. Besoj se realishat çfarë ka ngelur, këto zgjedhje në vetvete nuk kanë një peshë të madhe se këta kryetarë do jenë në krye vetëm për një vit se tre vite janë ezauruar. Ky është një moment për të futur në udhë dhe shina PD.

Problemi është ose do të hynë me kandidatë të pavarur ose duhet të marrë zgjidhje juridike dhe kosto poltike sepse smund të bëhet kështu duke kaluar gjeithçka në heshtje, aq më tepër opozita që ka moralin se po e humbi dhe atë kot që po hyn në zgjedhje. Problemi tjetër ka të bëjë me faktin se PD, LSI apo të tjerat, nëse nuk hynë me siglën e tyre në këto zgjedhje mund  të humbasin dhe mundësinë e anëtarëve të komisionit në zgjedhjet e ardhshme. Kështu që ky është elemti i PD që të marri pjesë me sigël por duhet deklaruar mos të kalohet në heshtje sepse njerëzit nuk janë budallanj. Dhe fakti që Meta si president thirri vetëm maxhorancën për datën e zgdhjeve edhe kjo ishte një mënyrë për të ngacmuar për këtë çështje sepse kemi të bëjmë me një opzotë që dikur i bojkotoi këto zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy