Deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, i cili është i vendosur duke organizuar protestuesit në zonën e Plugut të Lushnjës, është shprehur se protesta vazhdon e qëndrueshme, e qetë dhe paqesore.
Ai është ka theksuar se protesta do të vijojë deri në orën 12 sepse është përmbushur qëllimi. Ndër të tjera ai është shprehur se “protesta e madhe do të zhvillohet në Kavajë për të mos lejuar zgjedhje falso më 7 maj”.
“Plot energji dhe mirëkuptim deri tani ndërmjet protestuesve dhe forcave të Policisë. Pjesëmarrja është shumë e mirë. Janë rreth 5 mijë vetë që protestojnë këtu në zonën e Plugut të Lushnjës. Protesta do të vazhdojë deri në orën 12:00 dhe do të mbyllet, sepse qëllimi është arritur. Ka pasur vetëm një provokim të vogël që u zgjidh me mirëkuptim. Policia ka qënë shumë korrekte deri tani. Kjo është protestë paralajmëruese, sepse protesta e madhe do të zhvillohet në Kavajë për të mos lejuar zgjedhje falso më 7 maj,” tha deputeti i PD-së.



