Persona të paidentifikuar kanë sulmuar mëngjesin e kësaj të marte muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir të Maqedonisë.
Ende nuk ka të dhëna në lidhje me rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi, ndërsa mësohet se autorët kanë thyer disa xhama të ndërtesës.



