59 persona janë arrestuar nga policia si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj efektivëve të policisë si dhe dëmtimeve të shkaktuara në pronën private dhe publike.
Polica e Shtetit ka dalë me një njoftim zyratar ku konfirmon se 59 persona janë arrestuar si përgjegjës së dhunës dhe rrëmujrave ndërkohë që 116 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë.
Dita e djeshme shënoi ditën e dytë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha e cila është përshkallzuar në dhunë dhe thyerje ndaj institucioneve private dhe publike.
Si pasojë e dhunës ditën e djeshme kanë mbetur të plagosur pesë efektivë policie dhe dy qytetarë.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme.



