Partia Socialiste çel sot zyrtarisht fushatën nën moton "Shqipëria 2030 në BE!"

Partia Socialiste çel sot zyrtarisht fushatën nën moton "Shqipëria 2030 në BE!"

Partia Socialiste hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit, nën moton “Shqipëria 2030 në BE! Vetëm me Edin dhe PS”.

Ceremonia qendrore do të mbahet në mesditë, në Sheshin Skënderbej, ndërsa aktivitete paralele janë planifikuar në të gjitha 12 qarqet e vendit.

 PS ka zgjedhur datën 12 prill për nisjen e fushatës, një datë me simbolikë të veçantë që lidhet me 12 yjet e flamurit të Bashkimit Europian.

“12 prill, nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Evropës, në orën 12:00, familja jonë e madhe politike mblidhet në ‘Sheshin Skënderbej’ për takimin festiv ‘Shqipëria 2030 në BE’”.

Në çdo qark do të mbahen mitingje lokale, ku do të flasin përfaqësuese gra të Partisë Socialiste, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet të përshëndesë njëkohësisht mbështetësit në të gjitha zonat përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë.

Në fletën e votimit, Partia Socialiste përfaqësohet me numrin 5.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy