12 vite burg për 38-vjeçarin e akuzuar për vjedhje dhe marrëdhënie me të mitur në Milot

12 vite burg për 38-vjeçarin e akuzuar për vjedhje dhe marrëdhënie me të mitur në Milot

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur, raporton korrespondenti i Mcn Tv. 

 

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për gjykim të shkurtuar, Gjoka do të vuajë 12 vite heqje lirie për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

 

Pavarësisht mohimeve të tij gjatë procesit gjyqësor, trupi gjykues e shpalli fajtor në të dy veprat penale.

 

Në dëshminë e vajzës 13-vjeçare, e marrë në prani të nënës dhe psikologut, ajo ka pranuar se kishte lidhje me 38-vjeçarin dhe se gjithçka kishte ndodhur “me dëshirë”, siç është shprehur në hetim. Ajo ka shtuar se Gjoka e kishte prezantuar me persona të tjerë, çka ngriti dyshime për shfrytëzim për prostitucion.

 

Në telefonin e të miturës u gjetën foto intime që i ishin dërguar të pandehurit, i cili kishte marrëdhënie miqësore me nënën e saj, një grua që shiste qirinj pranë kishës së Shna Ndout në Laç.

 

Simon Gjoka u arrestua në shkurt 2025, pasi hetimet zbuluan se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtive të trasha në fshatin Gajush dhe dyshohet për disa raste të tjera vjedhjesh në zonat përreth.

 

Gjatë përgjimeve të telefonit të tij, policia konstatoi komunikime komprometuese me të miturën, çka e çoi më pas në zgjerimin e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy