Të vaksinuar dhe pozitivë, pala greke kthen rreth 15 persona me Covid në Kakavijë (VIDEO)

Të vaksinuar dhe pozitivë, pala greke kthen rreth 15 persona me Covid në Kakavijë (VIDEO)

Që prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavijës ka patur një kthim të udhëtarëve nga pala greke pasi kane rezultuar pozitiv me Covid.

Në një lidhje me 'MCN Live' gazetarja Jonida Qirko nga pika kufitare e Kakavijës bën me dije se disa prej udhëtarëve kanë qenë të pajisur me test PCR apo rapid test me rezultat negativ të kryer pranë laboratorëve që ndodhen në afërsi të pikës doganore, si dhe me dy dozat e vaksinës.

Ka pasur kthim të qytetarëve të cilët kanë rezultuar gjatë bërjes së testit pozitiv edhe pse kanë pas bërë testet në klinika të tjera vetëm pak më parë. Nuk dihet nëse ka pasur gabime, por ka pasur kthime nga pala greke rreth 15 shtetas janë kthyer, pasi këta persona nuk kanë pasur edhe një adresë fikse në shtetin helen ku mund të shkonin në mënyrë që të karantinoheshin 6 ditë në banesë ashtu siç është rregull në Greqi.  Në të gjitha këto ditë  janë vënë re kthime të qytetarëve të cilët edhe pse shkojnë me test negativ atje, pas testimit të dytë dalin pozitiv. Deri tani bëhet fjalë për 15 të kthyer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy