Asambleja Kombëtare e PS-së mblidhet të shtunën më 7 tetor nën drejtimin e nënkryetarit të PS Gramoz Ruçi. Sipas axhendës së siguruar nga “BalkanËeb” në mbledhje do të flasin të gjithë ministrat dhe disa prej deputetëve.
Mësohet se çdo ministër do të prezantojë objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes. Për të bërë këtë prezantim iu është përcaktuar një minutazh i caktuar, nga 3 deri në 5 minuta.
Po kështu edhe Saimir Tahiri si koordinatori Kombëtar për Bashkëqeverisjen do të bëjë prezantimin e konceptit dhe planit për bashkëqeverisjen.
Një minutazh i tillë është caktuar edhe për Bashkim Finon, i cili do të flasë për organizimin e zgjedhjeve brenda partisë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama do të marrë fjalën në fund, duke mbyllur kështu edhe Asamblenë e PS-së.



