Policia greke arrestoi në Rodos një shqiptar 44 vjeç, i cili u denoncua nga dy turiste britanike, të cilat thanë se ai tentoi t’i përdhunonte. Dy vajzat që po kalonin pushimet e tyre në Rodos, ishin duke ecur në afërsi të urës së Kremastit, afër aeroportit, kur 44-vjeçari shqiptar i’u afrua dhe u përpoq t’i ndalonte. Fillimisht, ato kanë reaguar me force, derisa kalimtarët lajmëruan policinë, e cila arrestoi shqiptarin.



