Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi votoi për zgjedhjen e Kryesisë së re të PD.
Ai deklaroi se për Partinë Demokratike dhe misionin e saj, sot zgjidhet me kandidatura alternative kryesia e PD e cila ka misionin e saj të udhëheqjes së kësaj force politike drejt fitores së sigurte.
Kjo është fitore e qytetarëve, demokratëve, mbi regjimin autokratik të Edi Ramës, zëvendësimin e narkoshtetit të tij me shtetin ligjor, zëvendësimin e orientimit të Shqipërisë drejt Beogradit, me orientimin e saj natyral drejt Brukselit dhe krijimit të besimit te shqiptarët se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët.



