Ronaldo arrin një rekord të ri, arrin në 400 gola të shënuar (VIDEO)

Ronaldo arrin një rekord të ri, arrin në 400 gola të shënuar (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë që shënon 400 gola në pesë ligat më të mira të Europës.

Bomberi portugez shënoi golin e tij të pestë në Serinë A me skuadrën e Juventusit duke thyer një tjetër rekord.

Ronaldo ka shënuar 84 gola në Premier League për Manchester United dhe 311 gola në La Liga për skuadrën e Real Madrid.

Goli i mbrëmshmën kundër skuadrës së Genoas nuk e ndihmoi skuadrën e tij që të merrte fitoren e rradhës në kampionat duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Juvetnus Stadium”.

Ylli i “Zonjës së Vjetër” ka 10 gola më shumë se golashënuesi i dytë më i mirë në ligat kryesore të Evropës, Lionel Messi - i cili shënoi golin e tij të 390 në La Liga për Barcelonën në fitoren e tyre 4-2 ndaj Seviljes.

Kampionët e Italisë, Juventus është katër pikë para ekipit të Napolin që renditet në vendin e dytë.

Sfida e rradhës për “Zonjën e Vjetër” do të jetë  të martën, në transfertë kundër ish skuadrës së Ronaldos, Manchester United në Ligën e Kampionëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy