
Të ndryshosh hitet shqiptare dhe ti modifikosh ato me muzikën e viteve ’50, bëhet me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.
Këtë e pohon DJ shqiptar në Itali, Idri, i cili për emisionin “Zgjohu me MCN”, thotë se e gjitha lindi si ide e huazuar nga italianët që më pas u bë viral në rrjete sociale.
E gjitha ka ecur shumë spontanisht. Si ide e kam dëgjuar nga një Dj italian, dhe tashmë pse mos ta bëja edhe unë.
Videot punohen me Inteligjencë Artificiale, ti i jep tekstin dhe ajo të gjeneron disa versione. Ajo që është më e sakta, e zgjedh dhe e postova.
Kam 10 vite më këtë profesion, veproj mes Italisë dhe Shqipërisë, që e ushtroj si profesion DJ. Kam marrë pjesë në disa koncerte të ndryshme kryesisht me muzikë hip-hip dhe trend, muzikë urbane.



