Veliaj në burg, Kola: Masë proporcionale, duhet akuzuar edhe për shpifje

Veliaj në burg, Kola: Masë proporcionale, duhet akuzuar edhe për shpifje

Avokatja Margarita Kola thotë se masa “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është proporcionale. Në MCN Informacion, ajo u shpreh ndaj tij duhet ngritur edhe akuza për shpifje, në lidhje me pretendimin se është fyer nga hetuesi i çështjes.

Zoti Veliaj nuk ka asnjë mënyrë tjetër që të mbrohet, përveçse të bëjë një mbrojtje të karakterit politik. tani kemi një luftë të hapur edhe nga maxhoranca. Por drejtësia është në funksion të njerëzve. Ajo që unë e kam me merak ta them është përse është kaq e shqetësuar politika. Pse nuk ka qenë kaq e sigurt politika, kur ne avokatët e kemi ngritur problemin e politikës penale në Shqipëri. Ka me dhjetëra individë në burg që janë në kushte joproporcionale. A e dini se ne na kanë vdekur njerëz në burg, edhe pse u kishin mbetur edhe 6 muaj. Duhet të shqetësohemi kur ky problem ngrihet për qytetarët dhe jo për ata që kanë pushtet politik.

Ai edhe tani nën masë sigurie, vazhdon dhe intimidon. Ky zotëria ku e gjen celularin, sepse nuk lejohet celulari në paraburgim.

Është kërkuar kjo masë sigurie sepse ka rrezikuar prishjen e provave dhe ka intimiduar hetuesit e BKH-së. Krahasuar me masat e tjera të sigurisë, ka marrë masën e duhur. Janë lënë një burg njerëz që nuk rrezikojnë të prishin provat.

Sot SPAK ka publikuar me zë dhe figurë seancën gjyqësore ku Veliaj pretendon se hetuesi e ka fyer. Nuk gjendet në atë incizim asnjë gjë nga ato që pretendon zoti Veliaj. Për mua, po të ishte një qytetar tjetër duhej t’i ngrihej edhe një akuzë tjetër për shpifje.

Kola tha se nëse Veliaj shpallet fajtor për të gjitha akuzat, rrezikon deri në 20 vite burg. Ajo theksoi se ajo që qytetarët presin është se ku kanë shkuar paratë e tyre.

Pastrimi parave është një nga dosjet më të kopsitura. Nga nëntë raste janë bërë dhjetë. Mendoj që do shkohet drejt pastrimit të parave. Duhet të kemi një gjë të qartë. Nuk është çështja e veshjeve dhe bizhuve të Ajolës, është çështja e një skeme që i çonte paratë e taksapaguesve në xhepat e drejtorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy