
Mbrëmja e së dielës solli në ekranin e MCN TV puntatën e parë të emisionit “Më prit të dielën”, një format i ri që vjen nën moderimin e Ermal Peçit.
Emisioni do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00, në prime time, me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike, muzikë, kinema, politikë, art dhe më gjerë.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Ermal Peçi ndau detaje rreth konceptit të programit, risive që sjell dhe pritjes së puntatës së parë.
Është moderatori ai që e bën një program. E nisëm mbarë që në puntatën e parë. Ishte një ide që lindi nga vetë ndjesia ime ndaj të dielave.
Gjithmonë kam dashur që të sjell diçka ndryshe për fundjavën, një atmosferë të ngrohtë në mbrëmje, kur shumica janë në shtëpi dhe duan të shohin diçka të sinqertë e të bukur.
Një nga risitë është edhe prezenca e një “Agjenti Hënor”.
Emisioni është ndërtuar mbi një format që kombinon intervistën klasike me elementë të rinovuar vizualisht dhe përmbajtësisht.
Një nga risitë është edhe prezenca e një “Agjenti Hënor”, i cili mban në dorë materiale ekskluzive për të ftuarit, pamje arkivore apo surpriza që nuk janë publikuar më parë.
Për shembull, në puntatën me Elionën, ne treguam një video të saj nga fëmijëria që e surprizoi shumë. Personazhet do të përballen me kujtime që nuk i presin, falë këtij elementi që kemi futur në emision. Agjenti Hënor do të jetë gjithmonë aty për të sjellë ngacmime interesante.
Unë gjithmonë i kam parë projektet televizive si cikle 3-4 vjeçare. Pas kësaj periudhe, ose transformohen, ose mbyllen.
Ndaj edhe këtë format e shoh si një etapë të re që do ta zhvillojmë natyrshëm me kohën.
Sa i përket reagimeve, feedback-u nga publiku dhe rrjetet sociale ka qenë shumë pozitiv.
Ai premtoi se të dielat në MCN do të jenë ndryshe, më emocionale dhe më intime, duke ruajtur formatin e një show “late night”, por me përmbajtje të thellë dhe të menduar.
Të ftuarit e ardhshëm do të jenë surprizë, gjithmonë.
Kemi shumë për të treguar dhe emocionuar. Ky program është i gjithi ndryshe nga çdo gjë që kam bërë më parë.



