Amnistia fiskale/ Kalemaj: Pastrim i aseteve kriminale! Konkurrencë e pandershme për sipërmarrjen shqiptare (VIDEO)

Amnistia fiskale/ Kalemaj: Pastrim i aseteve kriminale! Konkurrencë e pandershme për sipërmarrjen shqiptare (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, këmbënguljen e Kryeministrit Edi Rama për të vazhduar me amnistinë fiskale, e sheh si të gabuar.

Ai thotë se një këmbëngulje e tillë vjen kundër gjithë rekomandimeve të Bashkimit Europian, Moneyval, Departamentit Amerikan të Shtetit dhe kundër rekomandimeve të gjithë organizmave ndërkombëtarë që kanë në fokus korrupsionin dhe pastrimin e parave, pasi tha se Shqipëria ndodhet në listën e vendeve gri.

Nga studio e MCN Live, deklaroi se për tavanin 2 milionë euro për legalizim, ekspertët bien dakord që një shifër e tillë është e pamundur që ta ketë një familje në perëndim me kursime.

Ato familje e kanë krijuar jetën e tyre në vendin ku kanë shkuar, kanë blerë shtëpi atje apo janë investuar aty ku jetojnë.

Kush është kjo familje shqiptare me 2 milionë euro të kursyera poshtë divanit?

Duhet që një person që të ketë marrë 8 mijë euro në muaj për 30 vjet të ketë kursyer 2 milionë euro.

Është e qartë që nuk bëhet për legalizimin e parave të shqiptarëve, por për legalizimin e aseteve kriminale, për pastrimin e asketeve kriminale në betonizimin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Është totalisht e gabuar, imorale, dhe bie në kundërshtim me parimet.

Nuk i shërben biznesit dhe sipërmarrjes në Shqipëri, pasi është konkurrencë e pandershme nga ata që do i fusin këto para në qarkullim

Sa i takon çështjes së aktin normativ për investimet strategjike dhe Portin e Durrësit, Kalemaj shtoi se çmimi që mendohej të fillonte me 1500 euro, por se shkoi direkt në 1800 euro.

Madje ai shtoi se pas kësaj çështje mund të ketë nisur procesi i dhënies së pasaportave të arta dhe se 60-70% e blerësve të apartamenteve janë shtetas të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy