Avokati Ermal Hamataj ndërprerjen e fondeve nga SHBA, përfshirë edhe ndaj SPAK e sheh si shqetësues, duke paralajmëruar kolaps në seancat gjyqësore.
Duke folur për MCN Live ai tha se nuk është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë inatet me ne, pasi është shqetësim që ka prekur gjithë Ballkanin, pasi shkonin një sërë fondesh për OJF-të.
Hamataj deklaroi se nga ndërprerja e fondeve, preken trajnimet e prokurorëve të cilat kryhen nga institucionet elitë, duke mos pasur mundësi që oficerët e BKH të çohen në CIA dhe FBI.
Sipas tij, më shumë rëndësi ka trajnimi pasi në sajë të trajnimeve janë bërë kaq të aftë sa janë sot.
Jo vetëm fondet drejt SPAK, por USAID prej të paktën 10 vitesh është sponsorizues i sistemit të regjistrimit audio nëpër gjykata.
Për mua shqetësues është pjesa e gjyqësorit shqiptar, nëse pas 90 ditësh nuk do të ketë vijim të fondeve, ne do të kalojmë në kolaps gjyqësor, për maganizimin online të sallës së gjyqit.
Kemi 10 vjet që nuk mbahen më procesverbale nga sekretarët gjyqësor, por regjistrohen audio.
Por përmes këtij sistemi dhe KLGJ menaxhon punën e këtyre.
Një ndërprerje e tillë do na kthente 15 vite mbas, nëse do mbahen manualisht apo me tastierë kompjuterike procesverbalet e seancave.
Reagimi i menjëhershëm i SPAK ishte për të qetësuar njerëzit, edhe pse duhet të ishte për të shqetësuar.
Edhe pse njerëzit duhet ta dinë se shteti shqiptar paguan vetëm rrogat e SPAK. Ndërsa çdo fond tjetër vjen nga USAID, ICITAP apo edhe institucione të tjera në formën e OJF-së.
Deri më sot kemi parë se trajnimet e gjyqësorit vijnë në masën 90% nga SHBA. Në momentin që këto trajnime rreshtin, SPAK nuk ka nga dëgjojë më se shteti shqiptar jep aq fonde sa për të mbajtur rrogat dhe infrastrukturën.
Por për mua më të rëndësishëm janë trajnimet që këta prokurorë bëjnë dhe përmes shkëmbimit të eksperiencave u bënë këta që janë sot.
Për mua nëse nuk aktivizohen fondet, do të jetë problem shumë shqetësues.
Nëse këta prokurorë nuk shkojnë në SHBA për trajnime, ku do i kërkojnë këto para?
Nga shteti shqiptar! Pyetja është a do i miratojë shteti shqiptar këto fonde.
Hamataj shtoi se nga SPAK nuk ka asnjë rast sekuestrimesh të dërguara në Gjykatën e Lartë.
Sipas tij, klasës politike nëse i dhimbset heqja e fondeve, i dhimbset heqja e rrogave të familjarëve dhe jo për qytetarët shqiptarë.



