Në studion e lajmeve të MCN TV, eksperti i IT, Shahin Dokuzi, theksoi se bashkëpunimi me kompani izraelite nuk do të thotë garanci për sigurinë kibernetike. Ai theksoi se një vendi tjetër mund t’i besohet blerja pajisjeve por jo aksesi në programim.
Izraeli ka përvojë në sigurinë kibernetike. Emri i një vendi nuk do të thotë garanci autonome. Garancia vjen me kontrata dhe auditim. Mund të jetë që ne blejmë pajisjet prej tyre, por jo të varemi. Pra, kurrsesi që ata të jenë vetë zhvilluesit e serverave tanë.
Nuk mund t’u besojmë atyre të kenë infot tona, të dhënat tona. Nëse japim kontrollin e një sistemi një qeverie tjetër, mund të ketë akses edhe në vendimmarrjet tona. Kjo është e papranueshme. Edhe Amerika mund të ketë pajisje izraelite, por jo që ata të jenë pjesë e programimit. Nëse ne marrim pajisje të netëorkut nga x kompani, ato duhet të jenë të auditueshme.
Nuk ka shtet që bën softuerin e një shteti tjetër.



