Mikrokreditë/ Bregu: Kule dha shpjegime si ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Bankat të mbajnë përgjegjësi ligjore

Mikrokreditë/ Bregu: Kule dha shpjegime si ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Bankat të mbajnë përgjegjësi ligjore

Gazetari Sokol Bregu tha në MCN Live se ish-rektori Dhori Kule ka qenë dje në SPAK për t’u pyetur në lidhje me rolin e tij si ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në lidhje me skemën e mikrokredive.

 Bregu vë në dukje se bankat duhet të mbajnë një përgjegjësi ligjore. Sipas gazetarit ky është një ndër hetimet më të rëndësishme që po bën SPAK. 

Z.Kule aty ka qenë si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ka qenë për të dhënë shpjegime në disa vendime që ka dhënë autoriteti i Këshillit Mbikëqyrës. Të gjithë anëtarët, 7 në mos gaboj, do japin shpjegime për mënyrën dhe mbikëqyrjen. Ajo që duhet parë janë edhe bankat e nivelit të dytë, që kanë bërë një dëm pothuajse njësoj si edhe BSH, të cilat u kanë marrë pa të drejtë njerëzve pagat e tyre, për llogari të këtyre firmave. Kjo është për të parë për herë të parë se çfarë do bëhet me këto banka. Do mbajnë një përgjegjësi sipas hetimit gjyqësor që do bëhet? Përgjegjësi morale bankat s’mbajnë kurrë, por përgjegjësi ligjore e kam fjalën. Një përgjegjësi duhet ta marrin, sepse t’i godasësh kreditorët në këtë lloj forme! Ky është një ndër hetimet më të rëndësishme që SPAK po bën. Ky hetim përfshin një numër shumë shumë të lartë shqiptarësh, që janë prekur nga kjo. E prek shoqërinë më shumë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy