Protesta para kryeministrisë, Rama: Pakicë e çartur, sot gati skenarët për përballimin e pasojave të luftës

Protesta para kryeministrisë, Rama: Pakicë e çartur, sot gati skenarët për përballimin e pasojave të luftës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur protestuesve që janë mbledhur para kryeministrisë, duke ngritur zërin për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës dhe çmimit të naftës.

Në një postim në Facebook, teksa i përgjigjet komentuesve, Rama thotë se nuk ka pritur që 'një pakicë e çartur të ulërijë e shajë' që ai të vepronte.

Kryeministri thekson se sot do të jenë gati skenarët për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë.

Sa për atë protestë ndërkohë që tërë Europa, përfshirë edhe Shqipërinë, përballet me pasojat e para fare të një lufte, jo 4 ditë po 4 muaj apo 4 vjet të vazhdojë asgjë nuk do kisha bërë dhe s'kam pritur ata që shajnë e ulërijnë as për të mbrojtur familjen tende nga rritja e çmimit të energjisë dhe as për t'ju thënë të tërëve se brenda javës, domethënë sot do të kemi skenarët e përballimit të këtyre pasojave!

Sa për fuqinë e popullit, unë jam në këtë detyrë pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicën që shan, mallkon, abuzon, paturpësisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa pikën e turpit, tamam me logjiken e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit!

Jo mor jo, do s'do kjo pakicë e çartur, nuk janë të tërë hajdutë dhe nuk janë të tërë sharlatanë, po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protestën tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy