
Parlamenti rus votoi për shtrëngimin e ligjit kundër të ashtuquajturës propagandë LGBT.
Projektligji propozon të vendoset një gjobë deri në 5 milionë rubla "për promovimin e personave LGBT dhe deri në 10 milionë rubla për promovimin e pedofilisë".
Të huajt mund të gjobiten deri në 400 mijë rubla, të arrestohen deri në 15 ditë ose të deportohen. Hartimi i projektligjit ka nisur që më 18 korrik.
Deputetët rusë e argumentojnë ligjin me nevojën që të merren masa për të garantuar "sigurinë intelektuale, morale dhe psikologjike të shoqërisë, përfshirë edhe në formën e ndalimit të aktiviteteve që synojnë popullarizimin e marrëdhënieve seksuale jotradicionale dhe refuzimin e vlerave familjare".



