Greqia shpall zinë kombëtare, numri i viktimave arrin në 15 nga përmbytjet

Greqia shpall zinë kombëtare, numri i viktimave arrin në 15 nga përmbytjet

Përmbytjet e të mërkurës në pjesën perëndimore të Athinës kanë shkaktuar një bilanc tragjik.

Autoritetet thonë se kanë humbur jetën 15 njerëz -10 meshkuj dhe 5 femra- të moshave të ndryshme.

Por autoritetet nuk e përjashtojnë që numri i viktimave të rezultojë më i madh, për shkak se ende mbeten të përmbytura bodrume banesash dhe biznesesh.

Tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa shtatembedhjetë të plagosur po kurohen në spital.

Në mesditë, ekipet e shpëtimit ndihmuan 12 pasagjerët e një autobusi që kishte mbetur poshtë një ure, ndërsa uji arrinte deri tek dritaret.

Deri në orët e para të mbrëmjes ishin realizuar rreth 90 operacione shpëtimi.

Përtej dhimbjes për humbjen e jetëve njerëzore, të pallogaritshme janë dëmet materiale. Dhjetra banesa vazhdojnë të jenë të përmbytura, biznese të tëra janë shkatërruar, ndërsa në zonat e përmbytura është ndërprerë furnizimi me ujë dhe me energji elektrike.

Kryeministri Tsipras drejtoi pasdite vone një mbledhje emergjence, ku situata u cilësua si mjet e vështirë.

Në një dalje në televizion, Tsipras tha se zia kombëtare është nderimi më minimal që mund t’u bëhet viktimave.

Kryeministri bëri të ditur se kanë filluar ,menjëherë hetimet mbi shkaqet që sollën këtë tragjedi, me qëllim që, siç tha, të mos përsëritet më.

Tsipras shtoi se do të merren menjëherë masa për mbështetjen e familjeve dhe të bizneseve të dëmtuara.

Qeveria ka urdhëruar që të disponohen gjithë mjediset e përshtatshme publike për t’u strehuar familjet që u janë shkatërruar banesat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy