Ministri i Brendshëm punëson vajzat e veta në Parlament, mediat: U paguan 55 mijë euro

Ministri i Brendshëm punëson vajzat e veta në Parlament, mediat: U paguan 55 mijë euro

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Le Roux, është thirrur nga kryeministri Bernard Cazeneuve për të dhënë llogari në lidhje me lajmin e përhapur në media, sipas të cilit ai ka punësuar si asistente parlamentare dy vajzat e tij 15 dhe 16 vjeçe.

Sipas TF1, vajzat kanë nisur të punojnë për babain e tyre në Parlament kur ishin ende në lice. Kontratat e punës parashikonin mbulimin e periudhës së pushimeve, siç ka thënë vetë Le Roux. Dy vajzat kanë punuar si asistente parlamentare, ndërkohë që njëra frekuentonte një kurs përgatitor, ndërsa tjetra bënte një stazh në Belgjikë.

Vetë ministri u ka thënë mediave se puna e të bijave ka qenë sezonale dhe më shumë në funksion të CV-së së tyre. Por sipas «Quotidien», dy vajzat kanë akumuar pagesa që arrijnë në total një shumë prej 55 mijë euro. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy