
Nënkryetari i Bashkisë në Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj në një komunikim në skype me MCN Economy ka folur liodhur me klultivimin e bimëve medicvianle në këtë zonë.
Ai tha se prodhimi i bimëve romantiko-mjekësore është një traditë e hershme në Malësinë e Madhe, dhe se aktualisht flitete për rreth 5 mijë hektarë tokë të mbjellë me këto bimë medicinale. Sipas tij, janë 5 kompani që merren me grumbullimin dhe përpunimin e këtyre bimëve, vecanërisht sherebelës.
Prodhimi i bimëve medicinave apo romantiko mjekësore nuk është në fillesat e saj tani por është me vite e vite. Malësia e Madhe e ka traditë prodhimin e këtyre bimëve, është traditë 50-70 vjeçare e prodhimit dhe grumbullimit të këtyre bimëve. Duhet të veçoj se në Malësinë e Madhe mund të kemi sot rreth 15 mijë hektarë tokë ku 12 prej tyre mbillen, 5 mijë ha zihet pikërisht me këto bimë medicinale, pra pothuajse gjysma e tokës është e zënë me mbjelljen e këtyre bimëve, 4 mijë ha sherebelë dhe 1 mijë të tjerat bimë të tjera.
I pyetur se çfarë do të veçonte si problematika kryesore nga kultivimi te tregtimi i bimëve romantiko-mjekësore, Ndrecaj tha se mbetet dhënia e dokumentacionit të tokës.
Dua të theksoj se problematika kryesore qëndron në mosarritjen e duhur të thithjes së kostove financiare sepse akoma kemi probleme me dhënien e dokumentacionit të tokës dhe ndoshta ky është dhe problemi kryesor që paralizon shtrirjen më tepër të këtyre bimëve.
Ndërsa lidhur me kulturat e tjera që kanë nisur të kultivohen në këtë zonë, Ndrecaj tha se bashkia e Malësisë së Madhe ka sensorë të veçantë lidhur me bashkëpunimin duke bërë të mundur hipotekimin e tokave por dhe të objekteve që operojnë në fushën e bujqësisë apo blegtorisë.
Kemi nxitur bashkëpunimin me faktorë të rëndësishëm financiarë ku vlen të theksohet bashkëpunimi me fermerët jo vetëm për bimët medicinale, por dhe për politikat bujqësore për bimët e tjera, qoftë duhani, pemët frutore, por dhe gruri, ku pikërisht vitin e kaluar janë mbjellë 200 ha tokë me grurë. Pikërisht kjo është insistuar dhe për shkak të rritjes së çmimeve.



