Ukrainë-Rusi, Bjellorusia: Vendi për bisedime, është gati

Ukrainë-Rusi, Bjellorusia: Vendi për bisedime, është gati

Bjellorusia thotë se ka përgatitur një vend për të pritur delegacionet ukrainase dhe ruse për të biseduar, pasi pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor ka hyrë në ditën e pestë.

Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit me Bjellorusinë, pavarësisht raportimeve se diktatori i vendit, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar pushtimit.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.

Anatoly Glaz, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të vendit, tha se bisedimet do të fillojnë sapo të dy delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat, por u shpreh i gatshëm për ta provuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy