Një pjesë e strukturës së një miniere në pjesën veriore të Komit në Rusi është shembur duke shkaktuar vdekjen e dy minatorëve si dhe 28 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Gjatë një deklarate për mediat pronari i minierës tha se janë shpëtuar 80 minatorë të cilët tashmë ndodhen në sipërfaqe.
Ndërkaq forcat e shpëtimit po punojnë për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur. Sipas punëtorëve të shërbimeve emergjente miniera është goditur nga një “shpërthim presioni” ndërsa nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Miniera është pronë e një prej kompanive më të mëdha të minierave dhe çelikut në Rusi.



