Gjuha shqipe/ Komnino: Gjuhëtarët të sigurohen që norma mësohet në mënyrën e duhur në shkolla

Gjuha shqipe/ Komnino: Gjuhëtarët të sigurohen që norma mësohet në mënyrën e duhur në shkolla

Autorja dhe gazetarja  Entela Komnino tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se gjuhëtarët duhet të sigurohen që norma e gjuhës shqipe të mësohet në mënyrën e duhur në shkollë.

Ajo vuri në dukje se fakti që fëmijët marrin 10-të në anglisht dhe 8 në gjuhën shqipe, është tregues i drejtpërdrejtë i mënyrës si po mësohet shqipja.

Të gjithë të ardhurit pas viteve 90’, fëmijët e tyre flasin normën. Gjuha nuk udhëheq me numër, udhëheq me shkrimtarët. Shkrimtar si Kadareja kanë shkruar në shqip dhe janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës. Nuk mund të mbushen librat me tekste në dialekt, kur duhet mësuar norma. Dialekti është ekstra, pasi e ke mësuar normën. Gjuhëtarët s’mund të rrinë te rregullat e dikurshme. Duke i quajtur të huaja disa fjalë, psh fjalën axhendë e shkruajnë ‘agjendë’...Përse duhet ta komplikosh rregullin?! Këto tipe rregullash duhen thjeshtuar. Kjo fjalë duhet shkruajtur sic lexohet. Gjuhëtarët duhet të sigurohen që norma të mësohet në mënyrën e duhur në shkolla. Jo duke futur në gjuhën shqipe tekste të përkthyera. Habitesha s’i nuk gjendeshin tekste shqip për të mësuar gjuhën shqipe. Fëmijë që marrin 10 në anglisht dhe 8 në gjuhë shqipe, është tregues i drejtpërdrejt si po mësohet shqipja. Nëse ai del i paformuar nga shkolla, ashtu do shkruajë në rrjetet sociale”.

Po ashtu Komnino tha se ka ardhur momenti i tekstit shqip në botën dixhitale.

Është momenti i tekstit shqip në botën dixhitale. Po nuk ekzistove virtualisht ti nuk ekziston. Ngrihen punonjës të IT edhe thonë do hedhim tre gjuhë shqipe! Ndërkohë që duhet të hidhet kjo si normë. Edhe sistemi dixhital të jep mundësinë të bësh statistika”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy