
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se protestat dhe radikalizimi i situatës nuk i japin garanci opozitës për rotacion pushteti.
Sipas Kalemajt, këto qëndrime mund t’i kthehen dhe në boomerand opozitës.
Duke pasur disa akte të tilla flagrante, normalisht që opozita është e mobilizuar. Ka gjithë të drejtën për të bërë protesta në lidhje me këtë gjë. A garanton kjo, duke radikalizuar, duke pasur 6-7 muajsh ikje apo bllokim të parlamentit, që opozita do të vijë në pushtet falë këtyre protestave?
Jo nuk garanton, mund të ketë efekt boomerg. Ajo që mund të garantonte rotacion është prezantimi i një programi të konsoliduar, prezantimi i një filozofie të re politike, xhaketa të reja.



