
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton qytetarët se aksesi rrugor “Librazhd–Pogradec” është bllokuar për shkak të situatës së rënduar të trafikut.
Për këtë arsye ata njoftojnë automjetet që të qarkullojnë rrugët alternative: Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan dhe Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë. Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë, rruga alternative është: Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Policia njofton se për shkak të bllokimit të rrugës nuk lejohet kalimi i ambulancave, shërbimeve të policisë, zjarrfikësve dhe as i këmbësorëve.



