Rregullorja e re për kreditë e shtëpive, Hoxha: Synon të parandalojë pastrimin e parave. Bankat do duhet të kenë një gjykim më thelluar

Rregullorja e re për kreditë e shtëpive, Hoxha: Synon të parandalojë pastrimin e parave. Bankat do duhet të kenë një gjykim më thelluar

Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të në të cilën parashikon të forcojë kontrollin dhe kriteret për dhënien e kredive në pasuritë e paluajtshme.

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha tha në studion e emisionit "MCN Economy" se masat e ndërmarra ishin ato të duhurat, në një kohë kur ekonomia shqiptare po prevalonte me nënçmimin e euros dhe mbiçmimin e lekut.

Të gjitha masat e ndërmarra në kuadër të një rregulloreje të re të përshtatur për Bankën e Shqipërisë në nivelin e kredidhënies ishte vendimi i duhur në një situatë kur ekonomia shqiptare po prevalonte me nënçmimin e euros dhe mbiçmimin e lekut si pasojë e keshit jashtë të paguar për shit-blerjen e apartamenteve.

Rregullorja hyn në fuqi në mars të 2024, por dua të përshëndes faktin që merret paraprakisht për të parandaluar një fenomen të rrezikshëm për ekonominë shqiptare, siç është lufta kundër pastrimit të parave dhe nënçmimit të euros dhe mbiçmimit të lekut.

Në këtë rast të gjitha bankat e nivelit të dytë duhet të rrisin përqendrimin dhe vëmendjen në mënyrë që sipas kategorizimeve të përcaktuara të klientëve  të vlerësojnë nivelin e kredidhënies.

Kuadri rregullator ka detyruar në mënyrë të drejtpërdrejtë çdo bankë  të nivelit të dytë që kredidhënia të mos jetë një faktor fleksibël që jepej lehtësisht në kushte normale, por që të ketë një gjykim më të thelluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy