
50-60 vizita kryhen në ditë në Pediatrinë e Vlorës, ndërsa mes tyre ka edhe fëmijë të prekur nga virusi gojë-duar-këmbë. Mjekja pediatre në këtë spital thotë se ditët e fundit po hasin një fluks të lartë, ndërsa këshillon që fëmijët të ushqehen shëndetshëm për të kaluar sa më lehtë svirozat e stinës.



