‘Qilim Fest’ është rikthyer në edicionin e tij të dytë në Pazarin e Gjirokastrës.
Sipas Albert Haloçit, përgjegjësit të TID ‘Qilim Fest’ është menduar si një festë ku përveç muzikës kushdo që ndalet në Gjirokastër të njoh kulturën, historinë, por edhe zejet sikurse është ajo e thurjes së një qilimi, pasi ky i fundit është simbol i qytetit që nga lashtësia, por jo vetëm i qytetit tonë por si një vlere autentike shqiptare.
Haloçi thotë se aktivitete të tilla do të ketë edhe në vijim përgjatë gjithë sezonit veror.
Pjesë e ‘Qilim Fest’ janë bërë dhe artizanë nga qytete të tjera të Shqipërisë që vijnë për të demonstruar punimet e tyre për të gjithë të interesuarit.
Edhe për artizanen vendase Kela Myrtaj këto aktivitete janë të mira dhe me interes kryesisht për të rinjtë që të mësojnë këto zanate.
Zona muzeale është ajo që përgjatë verës njeh dhe numrin më të lartë të vizitorëve për shkak dhe të aktiviteteve që zhvillohen aty.



