Guterres: Progresi i dekadave të fundit për të drejtat e grave po venitet para syve tanë

Guterres: Progresi i dekadave të fundit për të drejtat e grave po venitet para syve tanë

Barazia gjinore është gjithnjë e më larg. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, do na duhen edhe 300 vjet.

Ky ishte alarmi që sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres , lëshoi ​​në Asamblenë e Përgjithshme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit .  

Të drejtat e grave kërcënohen dhe shkelen në të gjithë botën.  Progresi i dekadave të fundit për të drejtat e grave në botë  po venitet para syve tanë.

Guterres renditi një sërë çështjesh kritike si vdekshmëria e nënave, përjashtimi i vajzave nga shkolla, detyrimi i vajzave për martesë në moshë të re.

Në veçanti, Guterres theksoi kushtet e rënda në Afganistanin e sunduar nga talebanët, ku gratë dhe vajzat janë ‘fshirë’ nga jeta publike. Ai nuk e përmendi Iranin, një vend i dëbuar dhjetorin e kaluar nga Komisioni i OKB-së për Statusin e Grave pikërisht për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave të grave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy