Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shprehur falenderimin e saj për punën që kanë bërë mësuesit për përgatitjen e shkollave për rifillimin e punës pas tërmetit .
Në një videomesazh, Shahini është shprehur se vetë ndodhet në Durrës, ku edhe po merret me përgatitjet e zhvendosjes së nxënësve nga shkollat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit tek godinat pritesë.
“Të dashur mësues dua vetëm t’ju falenderoj sinqerisht për punën që kemi bërë gjatë kësaj jave për të përgatitur të gjithë shkollat për të pritur nxënësit në Durrës, Lezhë e tiranë. Sot jemi në durrës duke u munduar të zhvendosim edhe nxënësit e fundit në shkollat që nuk do të hapen në shkollat pritëse. Besoj fuqishëm që me gjithë kontributin tuaj me punën që kanë bërë drejtorët e shkollave do të jemi gati që në 9 dhjetor t’i rikthehemi normalitetit,”-shprehet Shahani.
Edhe në videomesazhin e sotëm ministrja ka përsëritur se shkollat do të rihapen më datë 9 dhjetor, duke i qëndruar vendimit se festa zyrtare e Ditës së Rinisë, nuk do të bëhet pushim për shkak të humbjes së disa ditëve mësimore.



