Dita e Verës po festohet sot jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, ku janë organizuar dhjetëra aktivitete të larmishme. Në një raportim për MCN Live gazetari Besmir Pula bën me dije:
Edhe kryeqyteti i ka rrugët të mbushura me qytetarë, që kanë ardhur nga qytetet e vendit për të festuar Ditën e Verës. Duke filluar nga ora 09:00 e paradites deri në orët e mbrëmjes do ketë plot 34 aktivitete që do organizohen gjatë kësaj dite. Do përmbajnë muzikë, koncerte, deri në aktivitete të ndryshme sportive dhe shfaqje kulturore. Sheshet kryesore të qytetit janë të mbushura plot. Ka aktivitete të ndryshme duke filluar nga aktiviteti i automjeteve retro, aktivitete sportive. Shumë të tjerë kanë zgjedhur të promovojnë produktet e tyre. Ka panaire të shumta të kulturave të ndryshme. Nuk mund të mungonin lulet. Kjo është edhe një mënyrë shumë e mirë marketingu”.



