“Mos u tallni me fshatin!”/ Fermerët protestojnë për çmimin e naftës, kërkojnë subvencione (VIDEO)

“Mos u tallni me fshatin!”/ Fermerët protestojnë për çmimin e naftës, kërkojnë subvencione (VIDEO)

Një tjetër protestë u zhvillua këtë të diel nga fermerë të cilët kundërshtojnë rritjen e çmimeve.

Dhjetëra fermerë u mblodhën në aksin Lushnje-Berat, duke protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe mungesën e subvencioneve.

Fermerët kërkojnë rritjen e fondeve të qeverisë për bujqësinë.

Ky është një vetorganizim i fermerëve nga rrjetet sociale. Duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve dhe vështirësinë në aspektin ekonomik, gjenden sot në rrugë.

VKM-ja e datës 09/02 ishte një tallje për fermerët që i detyroi ata të dalin në rrugë të madhe”, u shpreh një protestues për MCN TV.

Në pankartat e shpalosura ironizohet qeveria që nuk është besnike ndaj premtimeve për fermerët, por flirton me PPP-të dhe koncesionet.

“Mos u tallni me fshatin”, apo “Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë”, ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e protestuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy