Turqi-Greqi/ Ejupi: Raporte normale në funksion të ekonomisë dhe paqes, por mospajtim për çështjet e Egjeut dhe Mesdheut

Turqi-Greqi/ Ejupi: Raporte normale në funksion të ekonomisë dhe paqes, por mospajtim për çështjet e Egjeut dhe Mesdheut

Redaktori i TRT Turqi, Abdylvehap Ejupi, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi marrëdhënien e re mes Athinës dhe Ankarasë, ku tanimë akujt janë shkrirë. 
Ejupi thekson se dy vendet kanë kuptuar rëndësinë e koordinimit ekonomik, në çështje të sigurisë dhe në turizëm. Megjithatë ai vë në dukje se ka mospajtim për çështjet komplekse si Mesdheu dhe Egjeu, apo Qiproja. 

Është një momentum shumë i rëndësishëm. Ishte tërmeti i shkurtit, rizgjedhja e Erdoganit dhe për Greqinë zjarret, aksidenti i trenit dhe rizgjedhja e Mitsotakis kanë dhënë një impuls në këtë drejtim. Të dyja shtetet janë të vetëdijshme tani se vetëm paqja, koordimimi ekonomik ka harmoni dhe progres për të dyja vendet.  Tensionet dhe mosmarrëveshjet veçanërisht në Egje do vazhdojnë, por dy shtetet kanë ardhur në përfundim që raportet të vazhdojnë të jenë normale dhe të ketë kooperim në turizëm, në aspektin ekonomik dhe e sigurisë duke ia lënë kohës çështjet shumë dinamike të Egjeut dhe Mesdheut. Të paktën në afatshkurtët dhe afatmesëm ky është qëndrimi që di fillojë rihapja e marrëdhënieve mes dy vendeve. Duket që është një fillim i ri që me siguri do vazhdojë që dy vendet të jetojnë në paqe dhe harmoni duke mos u pajtuar për çështjet e Mesdheut dhe Egjeut. Qiproja ka qenë peng çdo herë. Refuzimi i Greqisë në vitin 2004 ishte ndryshimi i lojës dhe tashmë Qipro është shtet më vete. Së fundmi Rusia ka hapur një linjë ajrore nga Moska për në Qipron turke, dhe kjo pritet të vazhdojë me Azerbajxhani dhe vendet e tjera aleate të Turqisë. Kjo do të vazhdojë të mbetet një çështje peng si Egjeu dhe Mesdheu. Tashmë është realitet i ri, kemi dy Qipro dhe për këtë s’pritet të ketë zgjidhje afatshkurtër dhe afatmesëm”, tha Ejupi.

I pyetur mbi pritshmëritë e takimit Erdogan-Mitostakis, që do të zhvillohet në Nju-Jork, Ekupi tha se beson që do të vazhdojë i njëjti mesazh, rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve në funksion të ekonomisë, turizmit dhe paqes në tërësi. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy