Turistët që po lëviznin me varkë përplasen me jet ski-në në Ksamil/ Dëmtohen disa persona, policia nuk raporton ngjarjen

Turistët që po lëviznin me varkë përplasen me jet ski-në në Ksamil/ Dëmtohen disa persona, policia nuk raporton ngjarjen

Një aksident i rëndë ujor është regjistruar më 6 maj në zonën bregdetare të Ksamilit, ku një familje turistësh të huaj është përfshirë në një përplasje mes një varke me pedale dhe një mjeti lundrues tip “jet ski”. 

 

Sipas informacionit të bërë publik nga familjarët, në momentin e aksidentit katër persona ndodheshin në varkën me pedale, e cila është goditur nga “jet ski”-ja, duke shkaktuar plagosje të rënda tek disa prej tyre. 

 

Një nga të dëmtuarat është transportuar fillimisht në Spitalin e Sarandës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. 

 

Familjarët bëjnë me dije se ajo ka pësuar disa brinjë të thyera, thyerje të krahut të majtë, dëmtime në mushkëri si dhe një prerje të thellë në këmbë. 

 

Po ashtu, një tjetër person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe i janë kryer qepje, ndërsa dy personat e tjerë kanë shpëtuar me mavijosje dhe ënjtje. 

 

Aktualisht, familjarët ndodhen në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku sipas tyre vijon trajtimi mjekësor dhe ndërhyrjet kirurgjikale për të plagosurit. 

 

Përveç pasojave fizike, familja deklaron se në vendin e aksidentit kanë humbur edhe sendet personale, përfshirë dy çanta, kuleta, telefona celularë, patenta dhe dokumente identifikimi. 

 

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë gjetur sendet ose kanë informacion mbi to, të ndihmojnë në rikthimin e tyre. 

 

Familjarët ngrenë gjithashtu shqetësimin se, pavarësisht rëndësisë së ngjarjes dhe plagëve të marra nga të dëmtuarit, aksidenti nuk është raportuar zyrtarisht nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy