“Basha ka ikur, pritet certifikimi”, Xhaferraj tregon pse kreu i PD nuk shkonte në Durrës gjatë fushatës

“Basha ka ikur, pritet certifikimi”, Xhaferraj tregon pse kreu i PD nuk shkonte në Durrës gjatë fushatës

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferraj zbuloi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV pse Lulzim Basha shkoi vetëm një herë në fushatë në qytetin e Durrësit.

Xhaferraj tha në diskutimet informale të grupit të fushatës së PD ekzistonte shqetësime se nuk pëlqehej kryetari po të vinte shpesh.

I gjithë grupi i fushatës në Durrës, në diskutimet tona informale ishte shqetësimi se nuk pëlqehej kryetari në Durrës po të vinte shpesh. Ndikoi që ai të mos ishte prezent. Basha mori evidence të rëndë që s’është i pëlqyer dhe e ka çuar siglën e PD në minimumin e tij historik, kështu që s’ka logjikë të qëndrojë. Është opinioni i përgjithshëm brenda familjes së djathtë që Basha ka ikur, pritet certifikimi. Pas largimit të Bashës mund të ngrihet një komision, ku mund të jenë edhe kolegë në radhët e Foltores.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy