
Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në afërsi të fshatit Pojskë, ku automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin M. K. është përplasur me një automjet tjetër tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin K. P.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi K. P. dhe një pasagjer në automjetin e këtij shtetasi, të cilët po marrin mjekim në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të plotë të aksidentit.



