
Liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, është dënuar me 15 vjet burg.
Svetlana Tikhanovskaya, liderja e opozitës në mërgim, u dënua gjatë së hënës për udhëheqjen e protestave kundër udhëheqësit të ish-vendit sovjetik, Aleksander Lukashenko.
Tikhanovskaya, e cila u detyrua të ikte në Lituani, pas protestave të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në 2020, u dënua në mungesë me akuzat për tradhti të lartë dhe komplot për marrjen e pushtetit.
Lukashenko është aleat i ngushtë i Vladimir Putin dhe politikat e tij shihen si tejet represive.
Me anë të një postimi në Twitter, Svetlana Tikhanovskaya reagoi duke shkruar:
Pesëmbëdhjetë vjet burg. Kështu e “shpërbleu” regjimi punën time për ndryshimet demokratike në Bjellorusi. Por sot nuk mendoj për dënimin tim.
Mendoj për mijëra njerëz të pafajshëm, të burgosur dhe të dënuar me burgime të vërteta. Nuk do të ndalem derisa të lirohet secili prej tyre.



