PD për Ramën: Njerëzit e izoluar nuk ndihmohen me batuta

PD për Ramën: Njerëzit e izoluar nuk ndihmohen me batuta

Partia Demokratike nëpërmjet nënkryetarit Edi Paloka akuzon kryeministrin që nuk po merr masat e duhura në lidhje me situatën e përmbytjeve. Sipas Palokës Rama këtë herë nuk mund t’ia hedhë me batuta, në një kohë kur njerëzit janë izoluar apo edhe më keq akoma kanë humbur gjithçka kishin për shkak të rreshjeve të shiut.

Postimi i nënkryetarit të PD-së Edi Paloka:

Sot nuk është dita që kryeministri të bëjë gaztorin si zakonisht, por t’u vijë në ndihmë banorëve që janë izoluar, janë në vështirësi ekonomike apo kanë humbur gjithçka kishin, të mbjella dhe ushqim për bagëtinë nga përmbytjet.

Për 8 vjet shqiptarët kanë provuar në kurrizin e tyre mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës që përballë varfërisë dhe pamundësisë në rritje të shqiptarëve ka prodhuar vetëm propagandë.

Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet.

Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy