Hoxha: Opozita ka shkuar në luftë me pushkë druri

Hoxha: Opozita ka shkuar në luftë me pushkë druri

Gazetari Artan Hoxha thotë se opozita po ndjek strategjinë e gabuar në lidhje me skandalin McGonigal. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se opozita nuk fion asgjë duke prishur seancat në Parlament. Lidhur me shmangien e interpelancës nga kryeministri Rama tha se atë e kanë këshilluar të ndjekë një strategji të tillë.  

Opozita ka shkuar në luftë me pushkë druri. Sot pritej një seancë në të cilën kryeministri të përgjigjej për akuzat e bëra nga opozita dhe dyshimet nga mediat ndërkombëtare. Zhgënjimi ishte nga të dy palët. Nuk gjej motiv pse kryeministri e shmangu Parlamentin dhe e dyta, opozita është në mungesë totale fantazie. Një kakofoni e tmerrshme. Opozitës më shumë se kurrë i interesonte qetësia dhe të dëgjohej zëri i saj. Zhurma i interesonte maxhorancës. Opozita nuk fiton duke prishur seancën. Zotin Rama e kanë këshilluar të shmangë deklarimet në lidhje me këtë çështje në sallën e Kuvendit. Salla e Kuvendit ka solemnitet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy