Një i vrarë dhe një i plagosur në Laknas, arrestohet autori i krimit

Një i vrarë dhe një i plagosur në Laknas, arrestohet autori i krimit

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sot në Laknas, në periferi të Tiranës.

MCN TV mëson se në pranga ka përfunduar 70-vjeçari Maliq Marku. Ky i fundit ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shefqet Hasa,  rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin Besim Keça, rreth 50 vjeç.

Policia bën me dije se krimi ka ndodhur për motive të dobëta. 

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy