Shpëtoi nga mbytja në det 9-vjeçarin nga Kosova, ja çfarë thotë heroi nga Saranda: E pashë që s’dinte mirë not

Shpëtoi nga mbytja në det 9-vjeçarin nga Kosova, ja çfarë thotë heroi nga Saranda: E pashë që s’dinte mirë not

Një djalë 9 vjeç nga Kosova ka mundur të shpëtojë vdekjes vetëm falë ndërhyrjes në kohë të një roje bregdetare në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur ne plazhin e centralit në Sarande, ku roja bregdetare Ndriçim Rako shpëtoi nga mbytja 9-vjeçari Arbërin Kreshnikaj, pa hezituar asnjë çast nëse rrezikonte edhe ai vetë apo jo.

Në një rrëfim për mediat, roja bregdetar rrëfeu se ishte duke e ruajtur djalin, pasi kishte kuptuar se ai nuk dinte mirë not.

“Djalin e pashë që nuk dinte mirë not dhe po e ndiqja me sy. Por, në një moment më humbi nga sytë. U nisa direkt dhe u zhyta për ta shpëtuar, e më pas e nxora në breg”, shprehet roja Ndriçim Rako.

Familja e djalit megjithëse e tronditur ka falënderuar shërbimin e Rojës Bregdetare dhe vetë të riun që shpëtoi djalin e tyre. Fatmirësisht 9-vjeçari nuk pësoi asnjë lëndim dhe vazhdon të shijojë pushimet me prindërit në Sarandë.

10 ditë më parë 3 të rinj u mbytën në plazhin e Zvërnecit, ndërsa Roja Bregdetare në kë plazh nuk ekziston.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy