
Edhe pse ka ndër ritmet më të kënaqshme përsa i përket vaksnimit në Britaninë e Madhe rastet e reja me koronavirus janë në rritje.
Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit janë raportuar 4.182 raste të reja, ndërsa 10 persona kanë humbur jetën.
Për të tretën ditë radhazi autoritetet bëjnë me dije se në vend janë raportuar mbi 3 mijë raste.
Më 17 maj Britani liroi masat pas një periudhe të gjatë karantine dhe tani duket se po vijnë pasojat e para. Gjithsesi deri më tani këto shifra nuk duken edhe aq shqetësuese.



